ONSH: ‘Long Covid’ është një problem - Pse pacientët shfaqin simptoma për muaj të tërë?

ONSH: ‘Long Covid’ është një problem - Pse pacientët shfaqin simptoma për muaj të tërë?

13:04, 25/02/2021
A+ Aa A-

"Covid i gjatë" ose siç njihet ndryshe 'Long COVID' që prek në mënyrë misterioze një numër të konsiderueshëm të pacientëve me koronavirus duhet të jetë "me rëndësi të madhe" për të gjitha autoritetet shëndetësore në botë, sipas degës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

"Është një përparësi e qartë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe e një rëndësie të madhe duhet të jetë për të gjitha autoritetet shëndetësore ", tha Hans Kluge, drejtor i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, në një konferencë shtypi, duke u shpreh se simptomat e gjata shpesh çojnë në " mosbesim ose në mungesë të mirëkuptimit ".

"Njerëzit që kanë vuajtur nga simptoma për një kohë të gjatë duhet të dëgjohen nëse duam të kuptojmë pasojat afatgjata dhe rimëkëmbjen nga Covid-19. Disa studime mund të fillojnë të heqin një cep të mbulesës, por ne ende nuk e dimë pse disa pacientë me Covid-19 zhvillojnë më pas simptoma për muaj të tillë si lodhje ekstreme, vështirësi në frymëmarrje ose probleme neurologjike dhe kardiake, disa prej të cilave herë shume serioz. Pesha është reale dhe e rëndësishme: rreth një në dhjetë pacientë me Covid-19 ende vuajnë pas 12 javësh dhe shpesh për shumë më gjatë." tha Kluge.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje vendeve dhe institucioneve evropiane të krijojnë "një program të përbashkët kërkimi" me mbledhjen e harmonizuar të të dhënave.

Në fillim të shkurtit, Organizata Botërore e Shëndetësisë organizoi një seminar të parë në internet mbi Covid-19 për një kohë të gjatë për të gjetur një përkufizim të sëmundjes, për t'i dhënë asaj një emër zyrtar dhe për të harmonizuar metodat për studimin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco