Novax/ Vjet ishin duke falimentuar, tani do të shpëtojnë botën: Historia e pabesueshme…

Novax/ Vjet ishin duke falimentuar, tani do të shpëtojnë botën: Historia e pabesueshme…

13:09, 25/02/2021
A+ Aa A-

Në janar të vitit të kaluar, punonjësit e Novavax ishsin duke diskutuar në Maryland, sesi të shpëtonin karrierën e tyre. Ata kishin zhvilluar shumë herë vaksina për sëmundje të ndryshme dhe kishin pasur mbështetje të madhe, por sidoqoftë ato ose kishin dështuar ose ishin prodhuar shumë vonë. Situata ishte katastrofike. Kompanisë i kin mbetur vetëm 6 muaj kohë për ta rimarrë veten.

Pas shpërthimit të virusit, kompania punoi fort për prodhimin e vaksinës. Tashmë, vaksina e miratuar nga kompania mund të jetë një nga armët më të fuqishme kundër pandemisë, informon abcnews.al.

Pse dhe si? Le të shpjegojmë!

Një nga vaksinat e prodhuara kundër Covid-19 është edhe ajo Novavax. Një studim në shkallë të vogël të kryer në Angli dhe të njoftuar nga Novavax me 28 janar, tregoi se efikasiteti i vaksinës ishte me 89.3%. Novavax ka një efekt 95.6% kundër virusit origjinal, 85.6% efekt ndaj virusit të Mbretërisë së Bashkuar dhe 49% kundër virusit të Afrikës së Jugut. Efikasiteti i saj kundër variantit të ri të virusit në Afrikën e Jugut është i afërt me të gjitha llojet e vaksinave.

Sidoqoftë, rezultatet e testit të fazës së tretë të vaksinës së administruar në dy doza në Meksikë dhe SHBA, pritet të vijnë në Mars. Nëse gjërat shkojnë siç janë planifikuar dhe rezultatet janë të larta, shkencëtarët thonë se vaksina Novavax do të jetë një nga armët më të fuqishme kundër pandemisë, e cila mund të miratohet në prill. Kjo sepse vaksina Novavax duket se ka përparësi të dukshme mbi shumë vaksina të tjera, të paktën bazuar në të dhënat e disponueshme, informon abcnews.al.

Së pari, kjo vaksinë u zhvillua duke përdorur një teknikë më tradicionale të përdorur në vaksinat për sëmundje të tilla si herpes ose Hepatiti B, në vend të teknologjive që nuk janë testuar më parë, të tilla si mARN, si në rastin e Pfizer / BioNTech.

Kjo ngre shpresën e shkencëtarëve që efektiviteti i tyre kundër Covid-19 do të jetë shumë i lartë. Për më tepër, është gjithashtu e mundur që vaksina të parandalojë përhapjen asimptomatike të koronavirusit. Gjithashtu, vlerësohet se vaksina Novavax do të jetë efektive për një kohë më të gjatë krahasuar me vaksinat e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco