‘Ul me 94% shtrimet në spital’/ Studimi vlerëson vaksinën AstraZeneca

‘Ul me 94% shtrimet në spital’/ Studimi vlerëson vaksinën AstraZeneca

19:11, 23/02/2021
A+ Aa A-

Një studim i autoriteteve shëndetësore skoceze,  i mbështetur në më shumë se 1 milion vaksinime të kryera nga dhjetori deri më 14 shkurt, ka përmbysur të dhënat e njohura deri tani të vaksinës së AstraZeneca që e krahasojnë me vaksinat e tjera.  

Sipas studimit, AstraZeneca ka reduktuar me 94% shtrimet në spital tek të vaksinuarit pas dozës së parë, një statistikë kjo përtej pritshmërive të vetë krijuesve të vaksinës dhe që tejkalon edhe të dhënat e vaksinës më të përdorur deri më tani, ajo e Pfizer.

Më në detaj, nga më shumë se 1 milion të vaksinuar, vetëm 8 mijë janë dërguar në spital. Statistikat ulen disi kur flitet për pacientët mbi 80 vjeç, por mbetet gjithsesi te 80% i rasteve.  

Vaksina amerikane, sipas të dhënave të studimit, ka patur 84% të reduktimit ë shtimeve, edhe pse ka një mbrojtje imunitare më të madhe, 95% pas dy dozave. 

Ky është një nga studimet e para të efikacitetit praktik të vaksinave,  dhe përbën lajm të shkëlqyer dhe shpresëdhënës në luftën kundër pandemisë që ka mbërthyer botën nga viti i kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco