COVID-19/ Thriller në Evropë për një grusht vaksinash

COVID-19/ Thriller në Evropë për një grusht vaksinash

14:32, 27/01/2021
A+ Aa A-

Në një kohë kur Evropa është shumë vonë në trjatimin e pandemisë, ku shumë shtete po përballen me një bllokim të ri dhe të ashpër, burokratët e Brukselit po përballen me kontratat që kishin nënshkruar me kompanitë farmaceutike, për blerjen e vaksinave në kohën kur gjithçka ishte në fazën e testimit.

Tashmë gazetat kryesore gjermane po bëjnë komente si për Komisioneren e ngarkuar Stella Kyriakidou, ashtu edhe për Komisionin në terësi, duke e fajësuar për vonesat.

Komisioni kishte njoftuar furnizimin me 300.000.000 vaksinave për gjysëm e parë të vitit 2021.

Megjithatë kompanitë filluan të përballen me lloje të ndryshme të problemeve: fillimisht Pfizer njoftoi se do të vononte dorëzimin e sasive të konsiderueshme sepse i duhej të bënte ndryshime në linjën e prodhimit, në mënyrë që të jetë në gjendje të prodhojë sasi më të mëdha për të përmbushur detyrimet e saja kontraktuale.

Por pas presionit nga Komisioni, Pfizer uli vonesën në një javë, duke u shprehur se përfundimisht do të japë sasi më të mëdha, po për 9 muaj.

AstraZeneca vaksina e së cilës do të testohet të premten nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka njoftuar në mënyrë të befasishme se do të ul me 60% sasinë e vaksinave, që do të thotë kompania, në vend të 80 milion dozave, do të lëvrohen vetëm rreth 30 milion,  për shkak të ‘problemeve me prodhimin’.

Komisioni Evropian është përpjekur të bëjë presion mbi kompanitë me kontrat e parablerjes, pasi dyshohet se AstraZeneca preferon Britaninë e cila po drejton programin e saj të vaksinimit shumë shpejt.

Në fakt Britania e Madhe i ka dhënë dritën jeshile AstaraZenekës që më 30 dhjetor 2020.

Prandaj britanikët ishin të parët në garën e vaksinimit që nga fillimi.

Ndërsa për shkak të trajtimit burokratik të Agjenicisë Evropiane të Ilaçeve, drejtori ekzekutin deklaroi në fund të vitit të kaluar se ai ndoshta nuk do të jetë në gjendje të miratojë vaksinën AstaZeneca deri në fund të janarit.

Pas presionit të fortë nga Brukseli dhe qeverive të tjera evropiane, EMA vendosi të caktojë testin e vaksinës një muaj pas britanikëve.

Por ajo që ka ndezur më shumë debatin ishte intervista e fundit e CEO-s së AstaraZenekës Pascal Sorio.

Ky i fundit u shpreh gjatë intervistët se kompania nuk kishte një detyrim kontraktual por më tepër ishte "përpjekje e mirë" për të furnizuar BE-në me vaksinat e saj.

Ndërhyrja e CEO- së së AstraZeneca detyroi Komisionin të kërkojë nga kompania të bëjë publike kontratat e saj - pasi AstraZeneca mohoi kategorikisht shitjen e vaksinave të saj jashtë Bashkimit Evropian.

Së fundmi gjithashtu është shkuar gjatë se AstraZeneca ka filluar bashkëpunimin me palën ruse, për studime të përbashkëta për kombinimin e vaskinës së saj me Sputnik-V ruse.

Lëvijza e vetme për të ndryshuar ‘peisazhin gri’ për vaksinimet në Evropë ishte njoftimi i partneritetit mes Pfizer dhe kompanisë farmaceutike franceze Sanofi për të prodhuar vaksinën e saj në sasi më të mëdha.

Kjo është një lëvizje e bërë e mundur nga presioni i fortë i Presidentit Macron ndaj kompanisë franceze , pasi  siç dihet, vaksinimet në Francë tejkaluan një milion, megjithëse ato kishin filluar me një ritëm shumë të ngadaltë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco