Ilaçi që parandalon 100% infeksionet simptomatike të Covid-19

Ilaçi që parandalon 100% infeksionet simptomatike të Covid-19

10:29, 27/01/2021
A+ Aa A-

Një ilaç eksperimental, i cili po testohet edhe nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madhe, është 100 përqind efektiv në mbrojtjen ndaj rasteve simptomatike të koronavirusit.

Kështu raporton e përditshmja britanike, Daily Mail.

Kompania Regeneron Pharmaceuticals bëri të ditur se ilaçi i saj REGEN-COV sjell një reduktim 100 përqind të infeksioneve simptomatike mes atyre që e kanë marrë këtë koktejl të përbërë nga dy antitrupa.

Ilaçi është vlerësuar si një 'kurë' nga ish-presidenti Donald Trump, i cili e mori atë kur u prek nga koronavrusi.

Sipas gazetës britanik, ilaçi po ashtu redukton shkallën e infeksioneve në total- përfshi edhe ata asimptomatikë- me rreth 50 përqind.

Në lidhje me këtë ilaç, profesori i Oksfordit Peter Horby tha se nuk ka ndonjë sinjal për efekte anësore shqetësuese.

Ndërkohë që po vazhdon procesi i vaksinimit, ekspertët kanë paralajmëruar se brenda gjashtë muajsh në botë do ketë edhe një kurë efikase për virusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco