Zbulohet kura e parë 100 % efektive kundër koronavirusit/ E njëjta që përdori Donald Trump

Zbulohet kura e parë 100 % efektive kundër koronavirusit/ E njëjta që përdori Donald Trump

19:24, 26/01/2021
A+ Aa A-

Kokteji i antitrupave i Regeneron, i përdorur për të kuruar Covid-19, ka rezultuar 100% efektiv në mbrojtjen e pacientëve nga rastet simptomatike.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara të martën nga vetë kompania amerikane Regeneron, thuhet se trajtimi i quajtur Regen-Cov – i cili u përmend për herë të parë pasi u përdor te presidenti amerikan Donald Trump, ka eliminuar tërësisht infeksionet simptomatike dhe ka ulur me 50% infektimin, te një grup me 400 persona të cilët kanë jetuar në të njëjtën banesë me një pacient të infektuar me Covid-19.

Pjesëmarrësit në fazën e tretë të testimeve klinike gjithashtu kanë pasur ngarkesë më të vogël virale e cila u ka qëndruar në organizëm për më pak kohë, tha kompania.

Sipas Regeneron, ky trajtim mund të përdoret si një “vaksinë pasive” te personat të cilëve vaksina nuk i ka ndihmuar të krijojnë antitrupa, ose që kanë nevojë urgjente për kurim. Termi “vaksinë pasive” do të thotë se personit i injektohen antitrupa që luftojnë virusin, ndërsa në vaksinat tradicionale, injeksioni aktivizon sistemin imunitar të personit që të krijojë antitrupat e tij./ Mapo/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco