Të vaksinuarit mund të transmetojnë virusin

Të vaksinuarit mund të transmetojnë virusin

11:28, 24/01/2021
A+ Aa A-

Njerëzit të cilët janë vaksinuar kundër koronavirusit mund të infektojnë ata që nuk e kanë marrë ende ilaçin, prandaj është e rëndësishme të vazhdoni të ndiqni rregullat e distancës shoqërore.

Ky është paralajmërimi i profesorit Jonathan Van Tam, një këshilltar i qeverisë britanike dhe nënkryetari i shëndetësisë britanike, i cili thotë se miliona njerëz që kanë marrë vaksinën duhet të respektojnë ende rregullat e distancimit shoqëror.

Në një artikull të botuar në “Sunday Telegraph”, edhe nëse i keni marrë të dy dozat, ju mund t’i kaloni Covid-19 dikujt tjetër”, shkruan profesori.

Vaksina “mund të parandalojë të sëmureni rëndë”, shpjegon Van-Tam, “por ne ende nuk e dimë nëse parandalon transmetimin e infektimit”.

Në Britaninë e Madhe, 5.8 milionë njerëz kanë marrë një nga dy dozat e vaksinës së nevojshme, 478 248 vetëm u vaksinuan vetëm dje, një numër rekord që nga fillimi i programit të vaksinimit më 8 Dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco