Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Pija që dëmton sistemin imunitar po aq sa pirja e duhanit

Pija që dëmton sistemin imunitar po aq sa pirja e duhanit

12:25, 22/01/2021
A+ Aa A-

Konsumi i përditshëm i pijeve me sheqer duket se është në gjendje të dëmtojë ADN-në e qelizave imune duke çuar në plakjen e parakohshme të tyre.

Një pije me sheqer në ditë mund të shkaktojë po aq dëmtime të qelizave imune sa pirja e duhanit.

Ekipi i Dr. Elisa Eppel nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisco, studioi efektin e sheqerit në sistemin imunitar.

Një studim i botuar në dhjetor 2014 arriti në përfundimin se gjatësia e telomereve të ADN-së në qelizat imune të njeriut është më e shkurtër tek njerëzit që pinë pije freskuese çdo ditë.

Telomeret e ADN-së janë si fundi plastik i një vargu që nuk lejon që ajo të prishet. 

Telomeret e shkurtra shoqërohen me plakjen e qelizave dhe veçanërisht të qelizave të sistemit imunitar.

Kështu, sa më të vogla telomeret, aq më të "plakura" bëhen qelizat imune dhe rreziku i kancerit rritet dhe jetëgjatësia ulet.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco