Misteri i 4-vjeçarit/ A mbërriti virusi shumë më herët?

Misteri i 4-vjeçarit/ A mbërriti virusi shumë më herët?

11:32, 21/01/2021
A+ Aa A-

Ky zbulim duket i veçantë, thuajse misterioz.

Në një studim, shkencëtarët italianë përshkruajnë rastin e një djali 4-vjeçar ng Milano, i cili ishte infektuar nga virusi në fillim të dhjetorit 2019.

Vetëm disa javë më vonë, më 9 janar 2020, autoritetet kineze shpallën ekzistencën e virusit që prek rrugët e frymëmarrjes.

Por si mund të jetë shfaqur virusi në Itali që në dhjetor?

Fakt është se pacienti i vogël kishte rrjedhje hundësh dhe kollë që më 21 nëntor. Një javë më vonë ai shkoi në spital me probleme respiratore. Në fillim të dhjetorit nisi të kishte skuqje dhe puçrra si ato të fruthit. Më 5 dhjetor, atij iu mor tamponi në gojë dhe hundë pas dyshimeve për fruth.

Testimet zbuluan se ai kishte koronavirus. Pas analizimit të gjenomit të virusit, shkencëtarët zbuluan se përputhet 100 përqind me virusin e zbuluar në Wuhan të Kinës.

Studimi megjithatë është pritur me skepticizëm nga ekspertët. Ata thonë se italianët nuk kanë ekzaminuar të gjithë gjenomin, por vetëm 1 përqind.

Sipas tyre, kjo është një sasi shumë e vogël për të përcaktuar origjinën e virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco