‘Rezultat i frikshëm’, virusi i ri shmang mbrojtjen nga vaksina

‘Rezultat i frikshëm’, virusi i ri shmang mbrojtjen nga vaksina

10:39, 21/01/2021
A+ Aa A-

Një studim i ri tregon se një person mund të infektohet me një nga variantet e reja të virusit edhe nëse e kanë kaluar Covid-19 ose janë vaksinuar.

Varianti u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut në tetor dhe tani është përhapur në disa shtete të ndryshme nëpër botë.

“Unë mendoj se duhet të shqetësohemi,” tha Penny Moore, profesor në Institutin Kombëtar për Sëmundjet ngjitëse në Afrikën e Jugut.

“Bazaur në të dhënat e Penny, ka te  ngjarë që vaksina të jetë më pak efektive, por nuk e dimë saktësisht se sa ,” tha David Montefiori, virolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit Duke.

Montefiori thotë se nga studimet e para ka dyshime serioze nëse infeksioni paraprak ose vaksinimi do të mbrojnë nga varianti i ri i virusit, shkruan CNN.

“Kjo është hera e parë që shqetësohem për një variant që shmang pjesërisht përgjigjen imune dhe i shmanget vaksinës,” tha ai.

Të dy ekspertët theksuan se marrja e vaksinës është shumë e rëndësishme.

Por ky është një raport nga studimet e para, pasi laboratorët po studiojnë me hollësi këtë çështje dhe presin të raportojnë rezultatet brenda disa javëve.

“Shqetësohem dëshpërimisht që 6 deri në 12 javët e ardhshme do shohim një situatë ndryshe nga çdo gjë që kemi parë deri tani. Dhe kjo është me të vërtetë një sfidë që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë akoma,” tha Michael Osterholm, epidemolog në Universitetin e Minesotës .

Në studim, Morre dhe kolegët e tjerë morën gjak nga 44 persona që kishin kaluar Covid-19. Të gjitha rastet e tyre kishin ndodhur para shtatorit, para se të zbulohej varianti në Afrikën e Jugut.

Studiuesit panë nëse antitrupat do të luftonin kundër virusit të ri. Për rreth gjysmën e personave të përfshirë në studim, antitrupat ishin të pafuqishëm.

“Në pamë një dështim,” tha Moore. “Ishte një rezultat i frikshëm.”

Për gjysmën tjetër përgjigjia e antitrupave ishte dobësuar. Analiza tregoi se përgjigjia më e fortë e antitrupave ishte nga  ata që kishin kaluar raste më të rënda me Covid-19, dhe për këtë arsye kishin krijuar një sistem imunitar më të fortë.

Moore theksoi se këto janë rezultate në laborator dhe duhet të behën studime për të parë nëse njerëzit që kanë kaluar më parë Covid-19 mund të infektohen përsëri me variantin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco