COVID-19/ Këshilla të dobishme për të vaksinuarit

COVID-19/ Këshilla të dobishme për të vaksinuarit

09:34, 14/01/2021
A+ Aa A-

Vaksina SARS-CoV-2 do t'ju ndihmojë të mbroheni nga infeksioni COVID-19.

Mund të keni efekte anësore me simptoma të ngjashme me gripin, të cilat janë një reagim normal i trupit për të prodhuar antitrupa ndaj SARS-CoV-2. 

Efektet anësore të mundshme mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të kryer aktivitete të përditshme, por vetëm për disa ditë .

Efektet anësore të zakonshme

Në dorën ku jeni vaksinuar: dhimbje, ënjtje në të

ethe, të dridhura, marrje mendsh dhe dhimbje koke

Këshilla të dobishme

Nëse keni dhimbje ose parehati , flisni me mjekun tuaj për marrjen e ilaçeve kundër dhimbjeve të zakonshme si ibuprofen ose acetaminofen. 

Për të zvogëluar dhimbjen ose shqetësimin në vendin e vaksinimit mund të vendosni një leckë të pastër, të freskët .

Për të zvogëluar shqetësimin nga ethet mund të pini shumë lëngje dhe të visheni lehtë.

Kur të kontaktoni mjekun tuaj

Në shumicën e rasteve, shqetësimi nga ethet ose dhimbja është normal. 

Sidoqoftë, duhet të kontaktoni mjekun ose infermierin tuaj nëse skuqja ose ndjeshmëria në vendin e vaksinimit vazhdon për më shumë se 24 orë dhe nëse keni efekte anësore që ju shqetësojnë ose nuk zhduken pas disa ditësh dhe qartë nëse mendoni se keni një reaksion alergjik pasi jeni vaksinuar.

Caktimi i dozës së dytë
 

Të dy vaksinat e aprovuara të ARN-së kërkojnë dy doza për të siguruar mbrojtjen maksimale.

 Duhet të theksohet se vaksinat që kërkojnë 2 doza mund të mos ju mbrojnë deri në 1 javë ose 2 javë pas dozës së dytë. 

Edhe nëse keni efekte anësore nga doza e parë e vaksinës, mund të kaloni në dozën e 2-të përveç nëse mjeku juaj ju këshillon të mos vazhdoni me dozën e 2-të. 

Koha midis dy dozave varet nga lloji i vaksinës që keni bërë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco