CEO i Modernës: Ne do të jetojmë me këtë virus përgjithmonë

CEO i Modernës: Ne do të jetojmë me këtë virus përgjithmonë

09:05, 14/01/2021
A+ Aa A-

Pandemia e COVID-19 që ka sjellë ekonomitë globale në limitet e tyre dhe spitalet e mbushur do të jetë me ne përjetë, paralajmëroi CEO i Modernës, një nga kompanitë që prodhoi vaksinën anti-covid.

Zyrtarët e shëndetit publik dhe ekspertët e sëmundjeve infektive thonë se Covid-19 ka shumë të ngjarë të bëhet një sëmundje endemike, që do të thotë se do të shfaqet në komunitete në çdo kohë, megjithëse në nivele më të ulëta se sa tani.

Dhe CEO i Modernës Stefan Bancell i bashkohet këtij mendimi, duke thënë "SARS-CoV-2 nuk do të largohet".

"Ne do të jetojmë me këtë virus, ndoshta përgjithmonë," tha ai gjatë një diskutimi në Konferencën Shëndetësore të JPMorgan të mërkurën.

Zyrtarët shëndetësorë duhet të monitorojnë vazhdimisht për llojet e reja të virusit në mënyrë që shkencëtarët të prodhojnë vaksina për t'i luftuar ato, tha Bancell. 

Studiuesit në Ohio thonë se ata kanë zbuluar dy mutacione të reja, në Shtetet e Bashkuara, dhe se njëri prej tyre u bë shpejt lloji dominues në Columbus, Ohio, për një periudhë prej tre javësh në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit.

Vaksina Moderna është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe do të përdoret për persona 18 vjeç e lart.

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të shpërndajnë doza të të dy vaksinave Pfizer / BioNtech, por ndoshta do të kalojnë muaj para se SHBA të vaksinojë mjaft njerëz për të arritur imunitetin e tufës.

 Sidoqoftë, Bancell tha se ai pret që Shtetet e Bashkuara të jenë një nga vendet e para të mëdha për të arritur "mbrojtjen e duhur" kundër virusit.

Tashmë ekzistojnë katër lloje të koronavirusit që janë endemikë në të gjithë botën, por nuk janë aq ngjitës ose vdekjeprurës sa Covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco