Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Dyshime për vaksinën kineze SinoVac: Efektiv deri në 91% në Turqi, vetëm 50% në Brazil

Dyshime për vaksinën kineze SinoVac: Efektiv deri në 91% në Turqi, vetëm 50% në Brazil

14:50, 12/01/2021
A+ Aa A-

Ka dyshime të forta në lidhje me efektivitetin e vërtetë të vaksinës zhvilluar nga kompania kineze Sinovac, tashmë të shpërndarë në shumë vende jo-perëndimore.

Siç raportin Bloomberg të dhëna konfliktuale janë shfaqur ditët e fundit me efektivitetitn e provës që varion nga 91% në Turqi në 50-60% në Brazil.

Ndërsa Indonezia është vendi i parë jashtë Kinës që i dha dritën jeshile kësaj vaksine dhe fushata e vaksinimit do të fillojë nesër.

Vaksina e parë do t’i jepet Presidentit të vendit Joko Widodo.

Drita jeshile u dha në bazë të një prove të kryer në vend nga i cili doli një mbrotje prej 65% edhe pse numri i pjesmarrës në këtë provë ishte më pak se 2 mijë njerëz.

Në Turqi nga ana tjetër, një vend që ka prenotuar 50 milion doza efektiviteti që doli nga testet ishte më i lartë, me 95%.

Përsëri Bloomberg raporton se testet u kryen në një numër të vogël njerëzish.

I vetmi vend ku morën pjesë 13 mijë njerëz për testim për vaksinën Sinovac është Brazili, por edhe në këtë rast shifrat janë konfliktuale.

Sipas Institutit Butantan, i cili koordinonte provën, efektiviteti ishte 78%, ndërsa një gazetë lokale deklaroi, duke cituar burime brenda institutit, se në të vërtetë është mes 50% dhe 60%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco