Rregullatori i BE-së ka të ngjarë të jap dritën jeshile për vaksinën e Modernës, sot

Rregullatori i BE-së ka të ngjarë të jap dritën jeshile për vaksinën e Modernës, sot

12:49, 06/01/2021
A+ Aa A-

Një vaksinë e dytë e koronavirusit është në rrugë e sipër në BE, por kjo nuk do të kursejë fushata të ngadalata vaksinimi në të gjithë bllokun.

Të mërkurën (6 janar) Agjencia Evrpoiane e Ilaçeve (EMA) ka të ngjarë të rekomandoj vaksinën Moderna për përdorim.

Ndërsa të hënën ( 4 janar)  agjencia solli një dritë shpresë, duke u shpreh se një vendim mund të vinte më herët, por më pas kjo u shty pasi rregullatorët kërkuan më shumë informacion nga kompania.

‘Ky proces ndodh në presion të madh kohor’ tha Ton de Boer kryetar i Bordit Hollandez të Vlerësimit të ilaçeve, pas takimit të së hënës.

''Nëse të gjithave pyetjeve nuk i'u është dhënë përgjigja e duhur atëherë mund të duhet më shumë kohë'' shtoi ai. 

Një vaksinë e dytë me siguri do të jetë e nevojshme.

Vendet evropiane po raportojnë mijëra raste të reja dhe vdekje çdo ditë.

Shqetësimi është në rritje nga dy variantet e reja të zbuluara në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut që po përhapen në Evropë dhe mund të bëjnë vaksinën joefektive. (Studiuesit thonë se është e mundshme, por jo plotësisht e sigurt, që këto vaksina do të funksionojnë në variantet e reja.)

 Përhapja e vaksinimit do të marrë kohë ndërsa prodhuesit e ilaçeve nxitojnë të rrisin prodhimin dhe vendet përpiqen t'i përdorin ato në një numër të madh.

Edhe nëse BE do të kishte bërë një marrëveshje për të siguruar më shumë, kompania ka kapacitet të kufizuar prodhimi për BE. 

Moderna tha se mund të furnizonte 20 milion doza deri në fund të vitit 2020 - por kjo ishte e gjitha për SH.B.A.

Kompania tani thotë se mund të furnizojë midis 500 milion dhe 600 milion vaksina në të gjithë botën deri në fund të vitit 2021.

Është e paqartë se sa prej tyre janë caktuar për BE. 

Moderna nuk pranoi të jepte një shifër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco