Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Një tjetër shtet i jep 'dritën jeshile' vaksinës Moderna

Një tjetër shtet i jep 'dritën jeshile' vaksinës Moderna

13:46, 05/01/2021
A+ Aa A-

Izraeli bëhet vendi i tretë që i jep dritën jeshile vaksinës Moderna pas Sh.B.A dhe Kanadasë.

Ministria izraelite e Shëndetësisë ka miratuar vaksinën Moderna  dhe pritet që dërgesat e para të fillojnë së shpejti.

Vaksina Moderna bazohet në teknologjinë e MARN njësoj si ajo e Pfize/ BioNTech që ishte dhe vaksina e parë e aprovuar në Izrael.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë bazohet në të dhënat shkencore që Moderna ndau me rregullatorët,  përfshirë një analizë të të dhënave nga Studimi Klinik Qendror i Fazës 3 të njoftuar më 30 nëntor.

'Autorizimi aktual është një moment historik në historinë e kompanisë sonë dhe luftën globale kundër COVID-19", tha Stefan Bansel , Drejtor Ekzekutiv i Moderna duke shtuar se:

"Ky është mandati i tretë rregullues i vaksinës COVID-19 i marrë nga Moderna, dhe i pari jashtë Amerikës së Veriut. Unë dua të falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë Izraelite për përpjekjet e saj, pasi ajo ka punuar pa u lodhur me ne për të siguruar aprovimin e saj në kohë. Shpresojmë të vazhdojmë të shohim autorizime në ditët, javët dhe muajt në vijim'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco