Franca miraton zemrën artificiale, që mund të përdoret përgjithmonë

Franca miraton zemrën artificiale, që mund të përdoret përgjithmonë

14:49, 04/01/2021
A+ Aa A-

Viti 2021 vjen me një lajm shumë të mirë në fushën e mjekësisë. Zemra e parë totalisht artificiale e ka marrë miratimin dhe shitja e saj do të fillojë këtë javë.

Shefi i kardiokirurgjisë në Qendrën Spoitalore Unoversitare në Tiranë, Prof. Edvin Prifti, e konsideron një xhevahir zemrën e ideuar nga njëri ndër kolosët botërore të kardiokirurgjisë, professor francez, Alain Carpentier.

“Zemra franceze, zemra e re, është shumë më e automatizuar, shumë më autonome, se zemra artificiale ‘Sincardia’. Ajo e rregullon vetë presionin, frekuencën e saj dhe, njëkohësisht, funksionin e pompës e kryen jo në bazë të një sistemi rotator pneumatic, sikurse e bën zemra artificiale aktuale, por në bazë të membranave biokompatibëlk që i disponon ajo, gjë që e bën një organ totaslisht të pranueshëm nga organizmi i njeriut”, ka thënë Prifti për Top Channel.

Profesor Carpentier ka punuar qe 27 vjet në konstruktimin e kësaj zemre.  Projekti i tij ka nisur në vitin 1993.  

Tregu botëror kishte një zemër artificial, por zemra e re ka më shumë avantazhe. Ajo është më e vogël dhe më e lehtë se zemra natyale e njeriut.

“Peshon vetëm 900 gramë, më pak se zemra e njëriut të rritur, e cila peshon diku rreth 1.4 kg. Është e prodhuar nga materiale të teknologjisë më të avancuar”, ka thënë Profesor Prifti.

Ndryshe nga zemra artificiale që ka ekzistuar deri më tani, e cila përdoret vetëm për periudhën e transplantit, zemra e re franceze mund të vendoset përgjithmonë tek pacienti.

“Është një zemër që është projektuar për 230 milionë rrahje apo për 5-6 vjet, por kjo nuk pengon që ajo të rianzhornohet që do të thotë se membranat kompatibël zëvendësohen me të reja”, ka thënë Prof. Prifti.

Ai ka thënë se aktualisht zemra e re artificiale kushton rreth 160 mijë euro dhe shpreson se vendosja e saj do të mund të bëhet edhe në Shqipëri.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco