Jeni vaksinuar kundër Covid?/ Ja çfarë nuk duhet të konsumojnë ata që kanë marrë dozën

Jeni vaksinuar kundër Covid?/ Ja çfarë nuk duhet të konsumojnë ata që kanë marrë dozën

19:51, 03/01/2021
A+ Aa A-

Ekspertët paralajmërojnë se personat që kanë bërë vaksinën anti-Covid, duhet të tregojnë kujdes gjatë regjimit ushqimor që duhet të mbajnë.

Ata thanë se konsumimi i alkoolit pas vaksinës anti-Covid zvogëlon reagimin imunitar të trupit ndaj vaksinës.

Sipas ekspertëve alkooli ndryshon përbërjen e triliona mikroorganizmave që jetojnë në zorrë të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e shumimit të baktereve dhe viruseve.

Kjo çon në dëmtimin e qelizave imune në gjak, të njohura si qeliza të bardha të gjakut, përfshirë limfocitet, të cilat aktivizojnë antitrupa për të sulmuar viruset.

Doktor Ronx Ikharia zhvilloi një eksperiment ku mori mostra gjaku para dhe pasi personat që kishin bërë vaksinën pinë tre gota Proseko. Ai zbuloi tre gota ishin të mjaftueshme për të ulur nivelet e qelizave limfocitare në gjakun e tyre me 50 përqind.

Ndërsa imunologia Sheena Cruickshank, në Universitetin e Mançesterit, thotë se zvogëlimi i limfociteve mund të ulte efektivitetin e përgjigjes imune të trupit.

Tek të rriturit, limfocitet përbëjnë afërsisht 20 deri 40 përqind të numrit të përgjithshëm të qelizave të bardha të gjakut dhe janë të përqendruara në organet limfoide qendrore dhe indet, të tilla si shpretka, bajamet dhe nyjet limfatike, ku ka gjasa të ndodhë përgjigja imune fillestare.

Limfocitet kanë një ‘rëndësi themelore’ në sistemin imunitar sepse përcaktojnë përgjigjen imune ndaj mikroorganizmave infektive dhe substancave të tjera të huaja, siç është virusi SARS-CoV-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco