Pse fëmijët janë më pak të rrezikuar nga Covid-19? Ja çfarë thotë studimi

Pse fëmijët janë më pak të rrezikuar nga Covid-19? Ja çfarë thotë studimi

10:03, 04/12/2020
A+ Aa A-

Fëmijët janë më pak të rrezikuar të shfaqin simptoma të rënda të Covid-it dhe të vdesin nga sëmundja për shkak të një mori ndryshimesh midis trupave dhe sistemit imunitar tregon në studim i bërë nga studiuesit australian.

Këta të fundit kanë indetifikuar disa ndryshime specifike fiziologjike të cilat mund të shpjegojnë pse COVID-19 është rrallë i rëndë ose fatal tek fëmijët.

Arsyet janë, qeliza të forta dhe të padëmtuara në enët e tyre të gjakut të cilat parandalojnë inflamacionin dhe mpiksjen: nivele të ngritura të vitaminës D, një sistem imunitar që vepron shpejt dhe më pak receptorë ACE2, të cilët koronavirusi përdor për të infektuar qelizat. 

"Shumica e fëmijëve me COVID-19 janë asimptomatike ose kanë vetëm simptoma të lehta"zakonisht ethe, kollë, dhimbje fyti dhe ndryshime në shqisën e nuhatjes ose shijes", tha autori i studimit, Profesor Nigel Cartis .

"Edhe fëmijët me faktorët e zakonshëm të rrezikut për infeksione serioze, të tilla si imunosupresioni, nuk kishin një rrezik të lartë të sëmundjes serioze Covid-19," shtoi ai .

Studimi, i botuar në revistën mjekësore Archives of Disease in Childhood, u krye nga studiuesit në Institutin e Kërkimeve për Fëmijët në Melburn .

Studiuesit vëzhguan të gjitha hulumtimet në dispozicion dhe analizuan rezultatet për të zbuluar arsyet për ndryshimet në lidhje me moshën në ashpërsi dhe simptomat e Covid-19.

Një zbulim kryesor ishte se në shumë të rritur me komplikime të rënda të sëmundjes Covid-19, të ashtuquajturat qeliza endoteliale ishin dëmtuar tashmë.

Pacientët me qeliza endoteliale tashmë të dëmtuara dihet se janë në rrezik më të madh për trombozë, goditje në tru dhe sulm në zemër. 

SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen Covid-19, gjithashtu infekton këto qeliza dhe shkakton inflamacion.

"Endoteli tek fëmijët është shumë më pak i dëmtuar sesa tek të rriturit dhe sistemi i tyre i koagulimit është gjithashtu i ndryshëm, gjë që i bën ata më pak të ndjeshëm ndaj mpiksjes jonormale të gjakut", tha profesori Kartis.                        

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco