Lajmi i fundit

FOTO/ Kush është ish-deputeti që u plagos në qendër të Shkodrës

Koronavirusi/ Fauci shpjegon efektet anësore tek ata që marrin vaksinën

Koronavirusi/ Fauci shpjegon efektet anësore tek ata që marrin vaksinën

10:31, 01/12/2020
A+ Aa A-

Personat që marrin vaksinën kundër koronavirusit duhet të presin efekte anësore “të vogla”, tha të hënën dr. Anthony Fauci.

“Kur merrni një injeksion të vaksinës, ju nxisni një përgjigje”, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Fauci.

 “Disa nuk ndjejnë asgjë, të tjerët ndiejnë një dhimbje në krah. Disa mund të ndiejnë një dhimbje në krah dhe një lloj ndjesie sikur kanë ftohtë, pothuajse sikur të keni grip dhe një pakicë njerëzish kanë ethe. Ju në të vërtetë do të keni ethe për një ditë. ”

Sipas Faucit, pothuajse të gjitha efektet zhduken brenda 24, ose më së shumti 48 orësh.

Sipas tij, është e rëndësishme të jesh i sinqertë me njerëzit për efektet anësore që ata mund të përjetojnë.

“Ajo që trupi po ju thotë nga ajo përgjigje është se po i përgjigjet mirë injeksionit”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco