Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Shpërndarja e vaksinave Covid/ Spitalet do e kenë gati brenda 10 ditëve, ja kush e merr i pari

Shpërndarja e vaksinave Covid/ Spitalet do e kenë gati brenda 10 ditëve, ja kush e merr i pari

22:58, 27/11/2020
A+ Aa A-

Një lajm i mirë është raportuar nga spitalet në Angli, ku u është thënë që të përgatiten për përdorimin e një vaksine Covid-19 brenda 10 ditëve, ku stafi i Shëndetit Publik janë të parët në radhë për ta marrë atë.

Sipas The Guardian, spitalet mund të marrin dërgesat e para të vaksinës të krijuar nga Pfizer / BioNTech midis 7 dhjetorit dhe 9 dhjetorit.

Kjo vaksinë, e cila raportoi rezultate që sugjerojnë se injektimi është 95 % efektive, duhet të ruhet në temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Drejtuesve të lartë të një spitali iu tha që të presë vaksinën më 7 dhjetor, për t'ia shpërndarë më pas stafit të NHS gjatë javës në vijim.

Por ky afat kohor do të varet nga dhe nga koha kur vaksina do të miratohet nga Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).

Deri më tani, asnjë datë nuk është konfirmuar nga Shëndeti Publik në Angli për fillimin e fazës së parë të injktimit, pasi ka ende disa hapa për të kaluar, përfshirë miratimin e MHRA.

Sidoqoftë, kuptohet që 10 ditë, do të ishte një kornizë kohore e arsyeshme nëse vaksina aprovohet së shpejti./ Dailymail/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco