Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

A mund të shkaktojë Covid-19 edhe rënien e dhëmbëve?

A mund të shkaktojë Covid-19 edhe rënien e dhëmbëve?

11:48, 27/11/2020
A+ Aa A-

Disa nga të mbijetuarit e koronavirusit të ri kanë raportuar simptoma të çuditshme pas infeksionit. Sipas New York Times, atyre iu kanë rënë dhëmbët.

Farah Khemili, 43 vjeç e kaloi virusin në pranverë, por tani kanë nisur t’i bien dhëmbët, pa dhimbje dhe pa gjak. Ajo shkoi te dentistit, që i tha se po humbet kockat në nofull nga duhanpirja.

Por ajo nisi të dyshonte se ka lidhje me Covid-19 dhe nisi të kërkonte në FB për persona më simptoma të njëjta. Ajo zbuloi edhe të tjerë që kanë humbur dhëmbët në këtë mënyrë.

Dentistët akoma nuk kanë prova konkrete për këtë gjë. Por që kur nisi pandemia, lista e simptomave dhe pjesëve të trupit që sulmohen nga koronavirusi ka ardhur duke u rritur.

Dentistët thonë se është diçka shumë e rrallë që dhëmbët të bien vetë, pa asnjë shkak dhe pa dhimbje.

Ajo që dihet është se koronavirusi sulmon gojën, për shkak se ajo është rruga e infeksionit dhe një inkubator. Shumë pacientë me koronavirus raportojnë humbje të shijes dhe aromës.

A mundet që inflamacioni i shkaktuar nga koronavirusi të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe të provokojë rënie të tyre? Akoma nuk mund të thuhet me saktësi, por ky mbetet sërish një virus i ri që vazhdon të befasojë shkencëtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco