Si u përhap ‘vala e dytë’ në Europë nga disa frutambledhës

Si u përhap ‘vala e dytë’ në Europë nga disa frutambledhës

10:30, 27/11/2020
A+ Aa A-

Vala e dytë e koronavirusit në Europë mund të ketë filluar nga disa frutambledhës në veri të Spanjës. Kështu sugjeron një studim i ri, raporton Daily Mail.

Shkencëtarët kanë zbuluar një variacion të virusit që mendojnë se është përgjegjës për shumicën e infeksioneve të valës së dytë.

Ky variacion u shfaq fillimisht në veri të Spanjës në mesin e frutambledhësve. Më pas u përhap në Gjermani, Itali, Suedi, Belgjikë, Francë, Holandë dhe Britaninë e Madhe.

Mesa duket, shkak për përhapjen u bënë turistët pas rihapjes së kufijve.

Studimi është kryer nga shkencëtarët spanjollë dhe zviceranë.

Ky variacion i ri nuk është mutacion dhe nuk e pengon punën për vaksinën, megjithatë është pak më ndryshe se virusi fillestar që u shfaq në Kinë.

Frutambledhësit zakonisht jetojnë në banesa të mbipopulluara dhe në kushte të vështira higjieno-sanitare. Ky duket se ka qenë ambienti ideal për përhapjen e virusit.

Europa është goditur ashpër nga vala e dytë e koronavirusit. Kontinenti ka regjistruar 16 milionë raste të konfirmuara dhe 366.000 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

...27/11/2020 16:38

Vala e dyte e corones ishte parashikuar me pare qe do te ndodhte; atehere si ka mundesi te jete shkaktiar nga disa shites?! Apo parashikuesit kishin parashikuar levizjet e shitesave? Pffff cfare spo na degjojne veshet

Shto koment

Denonco