Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

‘Vaksina kushton vetëm 3 euro’/ AstraZeneca: Përparësi të mëdha në transport dhe shpërndarje

‘Vaksina kushton vetëm 3 euro’/ AstraZeneca: Përparësi të mëdha në transport dhe shpërndarje

16:47, 25/11/2020
A+ Aa A-

Kompania AstraZeneca, e cila ka bashkëpunuar me Oksfordin për një vaksinë kundër Covid-19, bëri me dije se vaksina e tyre me efektshmëri deri në 90%, do të kushtojë vetëm 3 euro.

Sipas njoftimeve zyrtare, ajo mund të ruhet deri në 6 muaj në një temperaturë -2 gradë.

Shkencëtari kryesor i OBSH-së, dr. Soumya Swaminathan tha se avantazhi i kësaj vaksine është se mund të ruhet në temperatura të zakonshme në frigorifer.

“Kjo natyrisht ka përparësi të mëdha logjistike për transportimin dhe shpërndarjen e kësaj vaksine në qytete dhe fshatra dhe zona rurale në të gjithë botën. Dhe ne shpresojmë që të ketë më shumë vaksina të tilla, të cilat janë më të qëndrueshme në nxehtësi”, tha Swaminathan.

AstraZeneca tha se do të finalizojë prodhimin e 3 miliardë dozave sapo të merret aprovimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco