Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Edhe Rusia me vaksinën e saj/ Ja sa do kushtojë  Sputnik V, BE skeptike për efektivitetin

Edhe Rusia me vaksinën e saj/ Ja sa do kushtojë Sputnik V, BE skeptike për efektivitetin

08:42, 25/11/2020
A+ Aa A-

Mbështetësit financiarë dhe zhvilluesit e vaksinës ruse për koronavirus, Sputnik V, kanë thënë se dy dozat e nevojshme për vaksinim të një personi do të kushtojnë “më pak se 20 dollarë” në tregjet ndërkombëtare derisa në Rusi do të jenë falas.

Çmimi në tregun ndërkombëtar për Sputnik V është më i lirë sesa ai i vaksinave të rivalëve perëndimorë sikurse vaksina e prodhuar nga Pfizer, e cila kushton më shumë se 18 dollarë për një vaksinë.

Megjithatë, vaksina ruse është shumë më e shtrenjtë sesa ajo e prodhuar nga AstraZeneca, e cila në Evropë do të shitet për 3 dollarë.

Fondi sovran i pasurisë në Rusi, ka thënë përmes një deklarate se Moska dhe partnerët e saj të huaj, kanë kapacitet që të prodhojnë më shumë se 1 miliard doza të vaksinës nga viti i ardhshëm, të mjaftueshme për të vaksinuar më shumë se 500 milionë persona.

Përmes një deklarate tjetër, ky Fond, Ministria ruse e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare Gamaleya, e drejtuar nga shteti, kanë thënë se testimet e reja klinike tregojnë se vaksina Sputnik V ka qenë 91.4 për qind efektive në ditën e 28-të dhe mbi 95 për qind efektive në ditën e 42-të pas vaksinimit.

Këta trupa kanë thënë se 22,000 vullnetarë janë vaksinuar me dozën e parë dhe më shumë se 19,000 kanë marrë të dyja dozat.

Testimet janë duke u kryer edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Venezuelë dhe Bjellorusi, bazuar në deklaratë. Rusia ka qenë shteti i parë që ka miratuar vaksinën për koronavirus për përdorim të gjerë në publik, duke e regjistruar vaksinën Sputnik V në muajin gusht.

Vaksina, që tashmë e kanë marrë punëtorët shëndetësorë në Rusi dhe grupe tjera të rrezikuara, nuk është vlerësuar ende nga rregullatorët për ilaçe në Bashkimin Evropian.

Në kohën e përhapjes së madhe të infektimeve me koronavirus në pjesën më të madhe të botës, shpresat janë rritur meqë një mori vaksinash premtuese është thënë se do të jenë të disponueshme në pranverë të vitit të ardhshëm, derisa dozat e para do të prodhohen në muajin dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco