Një gabim në dozë bëri zbulimin befasues te vaksina e Oksfordit

Një gabim në dozë bëri zbulimin befasues te vaksina e Oksfordit

09:33, 24/11/2020
A+ Aa A-

Një ditë më parë u raportua se vaksina e shumëpritur e Oksfordit ofron mbrojtje në nivelin 70 përqind.

Por në rast se administrohet fillimisht me një gjysmë doze dhe më pas me dozë të plotë, mbrojtja arrin në nivelin 90 përqind.

Ky zbulim befasues është bërë krejt rastësisht, pas një gabimi në dhënien e dozës.

Kështu tha kreu i kompanisë AstraZeneca, Mene Pangalos. Kompania AstraZeneca po prodhon vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Pangalos tha se ishte krejt rastësi ky zbulim. Vullnetarët në testim duhet të merrnin dy doza të plota të vaksinës.

Gjatë testimeve, shkencëtarët zbuluan se disa vullnetarë raportonin shumë pak efekte anësore nga sa ishte menduar në fillim. “Kështu që u kthyem pas dhe kontrolluam dhe zbuluam se kishin marrë gjysmë doze”.

Ekipi vendosi të vazhdojë punën edhe me ata që kishin marrë gjysmë doze fillimisht. Atyre iu dha më pas doza e dytë e plotë. Rezultatet treguan se vaksina ishte 90 përqind efektive te ata. Kurse te ata që morën dy doza të plota ishte 70 përqind efektive. “Kështu që gabimisht arritëm në këtë zbulim,” tha Pangalos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi24/11/2020 11:33

Pirdh pirdh se lirohesh

Shto koment

Denonco