Ja pse duhet testimi masiv/ Një shembull për qeverinë shqiptare

Ja pse duhet testimi masiv/ Një shembull për qeverinë shqiptare

08:18, 24/11/2020
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare dhe i ashtuquajturi Komiteti Teknik vazhdojnë të minimizojnë efektet e testimit masiv për koronavirusin.

Teksa pandemia duket se ka dalë jashtë kontrollit në Shqipëri, një shembull nga Anglia tregon se përse duhen testuar sa më shumë njerëz.

Sipas BBC, rastet me koronavirus në qytetin e Liverpulit kanë shënuar një ulje të ndjeshme pas nisjes së testimit masiv. Rastet në qytet janë ulur me më shumë se dy të tretat, tha Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Më shumë se 200 mijë veta në një popullsi prej mbi gjysmë milion banorë janë testuar.

Kontakteve të ngushta të personave pozitivë iu është ofruar mundësia që të bëjnë testin përditë për një javë rresht në vend që të shkojnë në izolim.

Testimi masiv synon që të pikasë rastet me koronavirus te personat pa simptoma.

Sipas BBC, këta njerëz kanë mundësi që ta shpërndajnë virusin. “Nëse i izolon këta persona, ndalohet zinxhiri i transmetimit,” shkruan BBC.

Së fundmi, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se testimi vetëm i personave me simptoma ka pak efekt në zinxhirin e transmetimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/11/2020 13:55

Në Bolzano (Itali, Alto Adige) u bënë mbi 70.000 tamponë brenda ditës, në një popullsi prej 107.000 njerëz. Rezultati brenda 24 orësh, u zbuluan mbi 3.000 të infektuar asimptomatikë të cilët kanë potencial të infektojnë të tjerë, kjo është mënyra për të bllokuar përhapjen e virusit dhe për të mposhtur sëmundjen. Maklladat e palloshit dhe të asaj idjotes ogerta spiropali që i mban iso janë thjesht propagandë për të fshehur dështimin e organizuar të sistemit, për të fshehur braktisjen e personelit mjeksor e infermieristik të tradhëtuar nga politika, e cila e ka mëndjen vetëm për të vjedhur e batërdisur buxhetin e shtetit. Vodhën e vatërdisën tërmetin duke lënë njerëzit në çadra për 2 stina dimri, vodhën e batërdisën mbi pandeminë duke lënë njerëzit të vdesin nga sëmundja, të hidhen nga dritaret e spitaleve, duke i lënë pa asnjë lloj ndihme për të ngrënë bukë, duke çuar në falimentim mijra bisnese, duke palluar njerëzit me gjobat e fëlliqura për qëllim mbushje të arkës së boshatisur të shtetit. Duke "drejtuar" shtetin e dërrmuar nga tre dimensionali i bunkerit të shurrelsit, mbi tre muaj që nuk del në zyrë, por ama shpik e inskenon kaseta për të ndihmuar Vuçiq, Mihajloviq, Millosheviqrat kundër Atdheut. Kosovës.

Shto koment

Denonco