Shmang izolimin/ Ja cili është plani prej tre pika i propozuar nga profesori gjerman

Shmang izolimin/ Ja cili është plani prej tre pika i propozuar nga profesori gjerman

14:45, 23/11/2020
A+ Aa A-

Epidemiologu gjerman Alexander Kekule një këshilltar dhe profesor i qeverisë gjermane në Universitetin e Halle , Wittenberg propozon një plan që të mos ketë izolim.

Duke rivlesuar situatën për përhapjen e koronavirusit në vendit e tij, profesori i shquar gjerman ka zhvilluar një plan me tre pika, në të cilën ai beson se mund të frenojë përhapjen e COVID-19.

Në deklaratat për gazetën ‘Die Welt’ Kekule shpjegon se si Gjermania do të jetë në gjendje të zvogëlojë numrin e rasteve të reja të sëmundjes COVID-19 në një nivel të pranueshëm dhe madje pa izolim.

1.Një ekran mbrojtës virologjik

Kjo pikë është për njërëzit që i përkasin grupeve me rrezik të lartë.

Sipas Kekoule, kjo mburojë mbrojtëse duhet të konsistojë në prova të rregullta të shpejta dhe me përdorimin e maskës FFP2.

Vetëm ata që mund të testohen negativisht ose ato që kanë antitrupa të lejohen të vizitojnë azilet e pleqëve shtoi ai.

Për më tepër, ata që qëndrojnë ose vizitojnë shtëpi me grupe të rriskut të lartë duhet të mbajnë gjithashtu një maskë FFP2 ndërsa ndodhen në terren.

2.Përdorimi i detyrueshëm i maskës në fushat themelore të jetës shoqërore

Sipas epidemiologut Kekoule përdorimi i maskës duhet të jetë i detyrueshëm në transportin publik, dyqanet, shërbimet publike dhe kishat. Në zonat e veçanta siç janë shkollat fillore testet  e shpejta duhet të kryhen rregullisht.

3.Përdorimi i detyrueshëm i maskës në tubime ose mbledhje

Për më shumë se 20 persona brenda përdorimi i maskës duhet të jetë i detyrueshëm.

Mund të mos zbatohet për pjesmarrësit që tregojnë rezultate negative COVID-test-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco