Efektiviteti i vaksinës anti-Covid/ Johnson & Johnson tregon se kur priten rezultatet përfundimtare

Efektiviteti i vaksinës anti-Covid/ Johnson & Johnson tregon se kur priten rezultatet përfundimtare

22:32, 20/11/2020
A+ Aa A-

Vaksina anti-Covid e Johnson & Johnson, pret që të ketë rezultate për koronavirusin nga fillimi i vitit  2021, sipas Dr. Paul Stoffels, zyrtari kryesor shkencor i kompanisë.

“Të dhënat përfundimtare për efektivitetin duhet të jenë gati në javët ose muajt e parë, janar ose shkurt, në vitin e ri,” tha Stoffels në një konferencë të sponsorizuar nga Reuters, e quajtur Konferenca e Shëndetit Total të Reuters.

Stoffels shtoi se kompania po rekruton mbi 1000 njerëz në ditë për testet klinike të vaksinës dhe pret që ta arrijë objektivin e saj për 60,000 pjesëmarrës deri në fund të vitit.

“Nuk është vetëm efektiviteti, është gjithashtu edhe siguria,” tha Stoffels.

“Ne kemi nevojë për gjysmën e njerëzve që kanë dy muaj ekspozim ndaj vaksinës, siç ndoshta e dini nga udhëzimet e FDA, kështu që do të na duhet kohë deri rreth fundit të vitit, në fillim të vitit të ardhshëm për të pasur të gjitha të dhënat”.

Paul Stoffels tha se Johnson & Johnson po punon gjithashtu shumë për të përmbushur qëllimet e diversitetit për testet klinike.

Korporata shumëkombëshe i ndërpreu testet klinike në tetor për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pjesëmarrës. Më tej, u njoftua se sëmundja nuk kishte të bënte me vaksinën dhe që nga ajo kohë kompania nuk ka pasur ndonjë ngjarje të papritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco