Pfizer aplikon për lejen e vaksinës, ja kur do miratohet

Pfizer aplikon për lejen e vaksinës, ja kur do miratohet

20:11, 20/11/2020
A+ Aa A-

Kompania Pfizer dhe partneri i saj, Biontech kanë aplikuar të premten për të marrë një autorizim emergjence për përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Tani do jetë Agjencia e Ushqimeve dhe Barnave në SHBA që do të vendosë nëse vaksina është e sigurt për përdorim.

Nuk dihet se sa do të zgjasë procesi i studimit të të dhënave nga kjo agjenci.

Megjithatë, qeveria amerikane pret që ta miratojë vaksinën brenda dyjavëshit të parë të dhjetorit.

Të dhënat nga testimet klinike kanë treguar se kjo vaksinë mbron 94 përqind të të rriturve mbi 65 vjeç.

Vendet e pasura kanë porositur miliona vaksina nga Pfizer.

Tashmë sfidë do ngelet shpërndarja e saj, pasi vaksina duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco