Mutacioni i rrezikshëm i Covid-19 duket se është eliminuar

Mutacioni i rrezikshëm i Covid-19 duket se është eliminuar

20:20, 19/11/2020
A+ Aa A-

Një mutacion i koronavirusit, i cili kaloi nga kafshët -e njohura si vizonë- te njeriu, duket se është eliminuar.

Mutacioni kishte shkaktuar frikë në Europë, pasi u pikas në Danimarkë. Kjo për shkak se ai mund të rrezikonte ecurinë e vaksinës.

17 milionë vizonë, që rriten nëpër ferma në Danimarkë, u eliminuan.

Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës tha se nuk është pikasur më asnjë infeksion i ri nga ky mutacion që prej 15 shtatorit. Për këtë arsye, kufizimet e rrepta në rajonin ku rriteshin këto krijesa janë hequr.

Sipas Institutit të Epidemisë, te vizonët janë gjetur edhe katër mutacione të koronavirusit, por janë të parrezikshme.

Për ironi, këto kafshë të ngjashme me nuselalen, rriten në Danimarkë dhe më pas shiten në Kinë ku u merret lëkura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco