Vaksina e Oksfordit ofron mbrojtje të fortë për të moshuarit

Vaksina e Oksfordit ofron mbrojtje të fortë për të moshuarit

09:04, 19/11/2020
A+ Aa A-

Vaksina e Oksfordit kundër koronavirusit të ri ofron një reagim të fortë imun te personat mbi 60 vjeç.

Kjo shton shpresat se vaksina do të mbrojë personat që janë më të rrezikuar nga ky virus, shkruan BBC.

Shkencëtarët thonë se rezultatet nga testimet e dyta të vaksinës janë inkurajuese. Gjatë javëve në vazhdim priten rezultatet e fazës së tretë të testimeve të kësaj vaksine.

Deri më tani tre vaksina, ajo e Pfizer, Moderna dhe Sputnik kanë raportuar rezultate të mira në fazën e tretë të testimeve, me mbrojtje mbi 94 përqind nga virusi.

Madje vaksina e Pfizer ofron mbrojtje mbi 94 përqind edhe për personat mbi 65 vjeç.

Ndërkohë, vaksina e Oksfordit pritet me padurim për shkak se ajo mendohet se do jetë me e lirë dhe do shpërndahet kudo në botën në zhvillim.

Kjo për shkak se vendet e pasura kanë nisur të porosisin masivisht vaksinat e Pfizer dhe Moderna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco