Vaksina funksionon edhe te të moshuarit/ BBC: Ja problemi më i madh

Vaksina funksionon edhe te të moshuarit/ BBC: Ja problemi më i madh

19:30, 18/11/2020
A+ Aa A-

Vaksina e koronavirusit, e prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe Biontech, ka rezultuar me efikasitet 94 përqind edhe te të moshuarit.

Ky është një tjetër lajm i mirë, pasi shton shpresat se pandemisë mund t’i vijë fundi.

Por BBC në një analizë thekson se problemi është se ka akoma një rrugë të gjatë përpara se vaksina të përdoret gjerësisht në botë.

Pfizer ka premtuar se do të prodhojë 50 milionë doza vaksinash deri në fund të vitit. Por nuk duhet harruar se është një vaksinë që merret me dy doza.

Sipas BBC, ndoshta problemi më i madh është se vendet më të pasura janë lëshuar duke porositur dozat e para të kësaj vaksine.

Ky është një lajm për vende si Britania, shkruan BBC, por është lajm i keq për vendet në zhvillim që nuk kanë para për ta blerë atë.

Shpresat aktualisht janë te vaksina e Oksfordit, e cila thuhet se do jetë më e lirë dhe do shpërndahet masivisht edhe në vendet në zhvillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco