Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Analiza finale: Vaksina e Pfizer është e sigurt dhe 95% efektive

Analiza finale: Vaksina e Pfizer është e sigurt dhe 95% efektive

13:00, 18/11/2020
A+ Aa A-

Analiza finale e fazës së tretë të testimeve të vaksinës së kompanive Pfizer dhe Biontech tregon se ajo është 95 përqind efektive në parandalimin e infeksioneve të koronavirusit, madje edhe te të moshuarit.

Të mërkurën, kompania bëri me dije se aksina nuk shkakton efekte anësore serioze, duke e bërë atë të sigurt për përdorim.

Fillimisht ishte thënë se vaksina ka një efikasitet në masën 90 përqind, një pretendim që habiti zyrtarët e shëndetësisë dhe ekspertët.

Ndërkohë më vonë, kompania Moderna deklaroi se vaksina e saj është afro 95 përqind e sigurt. Të dy vaksinat përdorin të njëjtën qasje për të luftuar virusin.

Pfizer thotë se do të kërkojë miratimin e autoriteteve amerikane për vaksinën brenda ditësh.

Kompania pretendon se do të prodhojë 1.3 miliardë doza vaksine në vitin 2021. Fillimisht ata do e nisin me 50 mln doza këtë vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gjatoshi18/11/2020 14:07

aman, mos prisni me gjate... nja 140 cope me urgjence per parlament-beresit tane... bejuani vaksinat e te shkojne ne te s'emes

Shto koment

Denonco