Ndërtesa frigoriferike sa një fushë futbolli/ Ja ku do ruhen vaksinat anti-covid dhe sfidat e shpërndarjes

Ndërtesa frigoriferike sa një fushë futbolli/ Ja ku do ruhen vaksinat anti-covid dhe sfidat e shpërndarjes

16:37, 11/11/2020
A+ Aa A-

Me përmasat e fushave të futbollit, dy ambiente të mëdha të pajisura me qindra frigoriferë të mëdhenj, do të jenë qendrat ku do të ruhen dozat e vaksinave të koronavirusit në Belgjikë.

Përpara se të transportohen në të gjithë botën, qendrat ku do të ruhen dozat e vaksinës të prodhuar nga gjiganti amerikan Pfizer dhe firma gjermane e bioteknologjisë, janë në Kalamazoo, Michigan dhe Puurs.

Shpresat për një kthim në jetën normale, po kthehet në praktike për të marrë shpejt vaksinën te popullatat në të gjithë botën, veçanërisht te njerëzit e pambrojtur që kanë më shumë nevojë për të.

Nick Doyle, drejtori menaxhues i firmës konsulente të rrezikut Kroll, tha: “Do të jetë një sfidë monumentale. Ne kemi një detyrë të kujdesemi për popullatat ndërkombëtare. Vendet më të varfra në botë, veçanërisht në Afrikën nën-Sahariane, Amerikën e Jugut dhe Azinë, do ta shohin këtë sfiduese."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco