Ja kushtet se si duhet të ruhet vaksina e koronavirusit

Ja kushtet se si duhet të ruhet vaksina e koronavirusit

10:18, 10/11/2020
A+ Aa A-

Vaksina e koronavirusit, e prodhuar nga Pfizer dhe Biontech ka entuziazmuar mediat dhe politikën.

'Economist' shkruan se ka nisur fundi i pandemisë. Kjo pasi vaksina ofron një mbrojtje prej 90 përqind, kur skenari më i mirë ishte mbrojtje prej 70 përqind.

Por tani ka lindur një problem tjetër.

Sipas gazetës britanike Times, vaksina duhet të ruhet në temperaturë minus 70 gradë Celsius, në kuti të posaçme si valixhe.

Kjo ka shtuar shqetësimet se shpërndarja e vaksinës mund të vonohet. Vaksina duhet të ruhet me shumë kujdes për shkak të materialit gjenetik që përdoret për këtë vaksinë.

Për të shpërndarë vaksinën mund të thirret në ndihmë ushtria.

Vendet perëndimore shpresojnë që vaksinimi të nisë përpara Krishtlindjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco