Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

10 herë më e fortë/ Vaksinë me ‘nano-thërrmija’ kundër Covid-19

10 herë më e fortë/ Vaksinë me ‘nano-thërrmija’ kundër Covid-19

09:11, 03/11/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët thonë se kanë prodhuar një vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit, e cila është shumë më e fuqishme se të gjitha vaksinat e tjera në prodhim e sipër.

Testimet e kryera te minjtë kanë treguar se vaksina e tyre është dhjetë herë më e fortë, shkruan Daily Mail.

Ajo provokon një reagim imunitar shumë të fuqishëm ndaj koronavirusit. Vaksina është prodhuar nga Shkolla e Mjekësisë në Uashington.

Për më tepër, vaksina provokon edhe një kujtesë shumë të mirë te qelizat, duke bërë që trupi ta mbajë mend mirë virusin pushtues dhe të prodhojë antitrupa shumë më shpejt kur infektohet.

Ekipi i shkencëtarëve thotë se vaksina nuk ka nevojë që të ruhet në frigorifer, çka e bën më të lehtë që të prodhohet dhe të shpërndahet.

E veçanta e kësaj vaksine është se ajo përdor ‘nano-thërrmija’, të cilat imitojnë tiparet e virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco