Një mutacion i koronavirusit është bërë dominues dhe ...

Një mutacion i koronavirusit është bërë dominues dhe ...

20:08, 02/11/2020
A+ Aa A-

Një variant me mutacione i koronavirusit të ri është duke dominuar në botë, raporton Daily Mail. Ky variant që dominon në botë aktualisht është më ngjitës se ai origjinali.

Një studim i mbi 5 mijë pacientëve në një spital në Teksas zbuloi se 99.9 përqind e infeksioneve shkaktohen nga varianti i ndryshuar i koronavirusit, i quajtur D614G.

Ky studim i shton besueshmëri teorisë së mutacionit, që thuhet se përbën 85 përqind të rasteve në botë.

Varianti më i përhapur i koronavirusit është më ngjitës se origjinali. Ky variant u shfaq për herë të parë në Europë në shkurt.

Udhëtimet ndërkombëtare e lejuan që të përhapet në kontinentin tonë dhe më pas në Amerikë, Oqeani dhe Azi brenda pak javësh.

Shkencëtarët po përpiqen që të kuptojnë se përse ky variant është bërë dominues. Ata mendojnë se kjo vjen për shkak të mutacionit që rrit sasinë e virusit në traktin e sipërm respirator.

Kjo e bën më të mundshëm përhapjen kur personi i infektuar flet, kollitet ose teshtin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco