‘Mungesa e familjarëve rrit tensionin psikologjik’/ Mjekja flet për vetvrasjet e pacientëve me Covid

‘Mungesa e familjarëve rrit tensionin psikologjik’/ Mjekja flet për vetvrasjet e pacientëve me Covid

17:10, 01/11/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme ka shkuar në tre numri i pacientëve e Covid në vendin tonë që janë vetëvrarë.

Mjekja psikiatre Arjana Rreli është shprehur se fakti që pacientët e përballojnë të vetëm sëmundjen jashtë vëmendjes së të afërmve, rrit ndjeshëm mundësinë e vetëvrasjeves.

Sipas Rrelit, vetë sëmundja e koronavirusit është një sëmundje që ndikon në psikologjinë e të prekurve.

Gjithashtu mjekja thekson se autoritetet mjekësore duhet të merrnin masat e duhura në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriteshin dhe të mos përsëriten.

“Pasiguria ka ngritur mekanizma të ankthit dhe të panikut. Kurimi i kësaj sëmundje është i tillë që të gjendemi larg familjarëve në përballimin e një situate të tillë dhe kjo bën që ngarkesa psikologjike e pacientit mund të jetë e madhe duke çuar në një çrregullim të madh mendor. Kjo është një sëmundje që prek sistemin e respiracionit dhe mungesa e oksigjenit në tru jep pasoja të rënda deri në komprementim të humorit dhe në vendimmarrje të tilla ekstreme”, është shprehur ajo./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco