Një ilaç, kandidat i ri për trajtimin e COVID-19

Një ilaç, kandidat i ri për trajtimin e COVID-19

10:23, 01/11/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët gjermanë dhe britanikë kanë njoftuar se një ilaç i ri i quajtur, aprotinin, duket se është efektivë kundër COVID-19.

Sipas këtyre shkencëtarëve 'Aprotinini' ja vlen të testohet si një ilaç kandidat antiviral në rastet e COVID-19 pasi është një frenues i proteinëazës.

Hulumtuesit nga Instituti i Virologjisë Mjekësore të Institutit Goethe në Universitetin e Frankfurtit, Universitetin e Shkollës Mjekësore të Hanoverit dhe Universitetin e Kentit, të udhëhequr nga Profesorët Martin Michaelis dhe Jindrich Kinnatl, botuan studimin e tyre ku treguan se  aprotinina bllokon koronavirusin për të hyrë në qeliza dhe për këtë arsye mund të jetë një trajtim kundër Covid-19.

Aerosolët e aprototinës janë miratuar tashmë në Rusi për trajtimin e gripit dhe lehtë mund të testohen edhe kundër koronavirusit të ri.

Profesor Martin Michaelis tha: '' aerosoli aprotinin është raportuar të tolerohet jashtëzakonisht mirë te pacientët me grip. Prandaj, mund të ketë një potencial të veçantë për të parandaluar sëmundjen e rëndë COVID-19 kur aplikohet herët pas diagnozës. Burimi scienceblog

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco