4 arsyet pse të flesh i uritur mund të jetë një ide e keqe

4 arsyet pse të flesh i uritur mund të jetë një ide e keqe

14:57, 30/10/2020
A+ Aa A-

Të qenit i uritur ka një efekt negativ në të studiuarin dhe punën, madje mund të shkaktojë depresion, thonë studiuesit. 

Shumë njerëz ende mendojnë se të shkosh në shtrat i uritur është një ide e mirë sepse mund të të ndihmojë të dobësohesh.

Por shkenca ka provuar të kundërtën dhe madje ka vërejtur më shumë efekte anësore nga uria.

Më poshtë keni disa arsye që mund të ndryshojnë edhe mendjen tuaj:

1. Mund të humbisni masë muskulore

Image

Për ata që po përpiqen të fitojnë masë muskulore, të qenit i uritur është një zgjedhje e keqe, sipas specialistëve. 

Ju mund ta neglizhoni darkën tuaj, por ju duhen lëndë ushqyese për të kthyer proteinat në muskuj.

Është mirë të anashkaloni dëshirat natën vonë, por mos e stresoni trupin tuaj deri në esktreme.

2. Mund të shtoni peshë

Image

Studimet që nxisin humbjen e peshës duke mos ngrënë para gjumit janë të diskutueshme. 

Pra, ana negative mund të jetë sepse ju e anashkaloni vaktin tuaj dhe pastaj e teproni të nesërmen sepse jeni kaq të uritur.

 Me fjalë të tjera, ushqimi bëhet dy herë më joshës . Në këtë rast, ka më shumë të ngjarë të shtoni peshë.

Deklarata se metabolizmi ynë është më i ngadaltë gjatë natës është i diskutueshëm dhe nuk ka prova për ta mbështetur atë. 

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani shumë dhe  pak para gjumit.

 Të hash 2-3 orë para se të flesh është mirë, për sa kohë që është një vakt i shëndetshëm.

3. Ju mund të flini më keq

Image

Shumica prej nesh me siguri e kanë provuar të flenë të uritur.

Barku fillon me zhurmat  dhe mendimi i vetëm që keni është nëse do të mund të duroni deri  në mëngjes.

Në këtë gjendje, duhet shumë më shumë kohë për të fjetur, kështu që nëse dëshironi të flini mirë, thjesht mos vdisni nga uria.

4. Ju mund të humbni energjinë tuaj

Image

Nëse nuk hani, nuk keni as energji për të qenë aktiv gjatë ditës. 

Ky është një rregull i vjetër. 

Është shumë e rëndësishme të ndihemi mirë në mëngjes sepse duhet të shkojmë në punë dhe truri ynë duhet të jetë aktiv . 

Studiuesit kanë vërejtur se shumë efekte anësore të urisë mund të jenë të dëmshme, si lodhja dhe depresioni. 

Nëse vendosim të qëndrojmë të uritur një natë më parë dhe të zgjohemi me humbje të energjisë dhe me humor të keq, kjo do të jetë e dëmshme për ju edhe në punë.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco