Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Gishtat e Covid-it’ bëhen ngjyrë të purpurt/ E vërteta e simptomave

‘Gishtat e Covid-it’ bëhen ngjyrë të purpurt/ E vërteta e simptomave

10:45, 30/10/2020
A+ Aa A-

Prej kohësh tashmë flitet për simptomat e çuditshme të koronavirusit të ri. Për shkak se është një sëmundje e re, mjekët dhe shkencëtarët janë akoma duke mësuar për këtë virus.

Para disa muajsh u tha se disa mjekë kinezë kishin ndërruar ngjyrën e lëkurës për shkak të koronavirusit.

Tani dihet se ky virus ndikon të lëkura. Më së shumti, ndikimi shihet te gishtat e këmbës. Lëkura e këtyre gishtave bëhet e kuqe dhe ndonjherë e purpurt.

Sipas Daily Mail, ndonjëherë gishtat fryhen dhe duket si morth.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ‘gishtat e Covid-it’ mund të zgjasin deri në pesë muaj.

Te disa njerëz, problemi me lëkurën është manifestim i asaj që njihet si ‘Covid-i i gjatë’.

Bëhet fjalë për pacientë që e kanë kaluar virusin, por vazhdojnë të vuajnë simptomat për muaj të tërë.

Dermatologët thonë se problemet e lëkurës te pacientët me koronavirus shfaqen 1 në 12 raste.

Ata kanë kërkuar që problemet me gishtat të njihen si simptomë zyrtare e Covid-19.

Dermatologët thonë se ngjyra e gishtërinjve është reagim ndaj infeksionit, kur trupi e percepton diçka si të huaj. Mendohet se ky është reagim i sistemit imunitar dhe jo ndikim i virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco