Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vala e dytë/ Pse erdhi nga Spanja varianti i Covid-19

Vala e dytë/ Pse erdhi nga Spanja varianti i Covid-19

08:46, 30/10/2020
A+ Aa A-

Një variant i koronavirusit me origjinë nga Spanja mund të jetë bërë shkak për valën e dytë të koronavirusit në Europë.

Kështu thuhet në një studim të kryer nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh.

Ata thonë se mutacioni i një varianti të virusit po përhapet me shpejtësi në kontinentin e vjetër.

Çdo mutacion i virusit ka ‘vulën’ e tij gjenetike, që do të thotë se mund të gjurmohet deri te vendi i origjinës.

Ekspertët thonë se ky variant e ka origjinën nga një fermë në veri të Spanjës në qershor të këtij viti.

Ata besojnë se ky mutacion është shpërndarë nëpër Europë nga pushuesit gjatë verës.

Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse kjo valë e dytë mund të ishte shmangur nëse do kishte kontrolle më të mira në aeroporte dhe kufij.

Shkencëtarët besojnë se ky mutacion është përgjegjës për 80 përqind të infektimeve në Spanjë, 60 përqind në Irlandë, 40 përqind në Zvicër dhe Francë dhe plot 90 përqind në Britaninë e Madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco