‘Covid-i i gjatë’/ Ja pse antitrupat nuk sulmojnë virusin

‘Covid-i i gjatë’/ Ja pse antitrupat nuk sulmojnë virusin

09:54, 29/10/2020
A+ Aa A-

Qelizat imune, që trupi i të mbijetuarve nga Covid-19 krijon për të luftuar koronavirusin, në disa raste sulmojnë vetë trupin e njeriut. Kështu thuhet në një studim të ri, raporton Daily Mail.

Shkencëtarët thonë se këto qeliza mund të jenë fajtore për atë që po njihet si ‘Covid-i i gjatë’, kur simptomat nuk zhduken edhe pas shumë kohësh.

Të ashtuquajturat ‘auto-antitrupat’ janë të ngjashme me reagimet antiimune në disa sëmundje si lupusi, artriti apo disa forma të hepatitit.

Nëse këto ‘auto-antitrupa’ ndjekin shembullin e këtyre sëmundjeve, ‘Covid-i i gjatë’ mund të mos jetë i kurueshëm.

Por tani shkencëtarët shpresojnë se duke identifikuar këto antitrupa mashtrues, mund të krijojnë trajtimet e duhura kundër tyre si ato që ekzistojnë tashmë për sëmundjet autoimune.

Numri i personave që vuajnë pasojat e ‘Covid-it të gjatë’ është vështirë të përcaktohet. Disa ekspertë thonë se numri i tyre është një në dhjetë persona të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco