Vaksina gjermane mund të jetë gati përpara asaj të Oksfordit

Vaksina gjermane mund të jetë gati përpara asaj të Oksfordit

08:43, 29/10/2020
A+ Aa A-

Zyrtarët britanikë thonë se një vaksinë e prodhuar nga gjiganti Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane, BioNTech, mund të jetë gati përpara se të prodhohet vaksina e Oksfordit.

Të dy vaksinat janë në garë për të dalë në treg sa më shpejt të jetë e mundur.

Por gazeta britanike Times shkruan se vaksina e Pfizer mund të shpërndahet përpara Krishtlindjeve.

Gjiganti Pfizer thotë se do të aplikojë që në nëntor për të marrë një autorizim emergjence për të nisur vaksinimin.

Britania ka lidhur kontrata edhe me kompaninë Pfizer, por edhe me kompaninë AstraZeneca, që po mbështet vaksinën e Oksfordit.

Edhe pse të dhënat nga vaksinat janë shpresëdhënëse, sërish ekziston frika se ato nuk do jenë efektive në terma afatgjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco