‘Vaksina më herët se parashikohej’/ Bill Gate: Nuk mjafton për tu kthyer në normalitet

‘Vaksina më herët se parashikohej’/ Bill Gate: Nuk mjafton për tu kthyer në normalitet

17:24, 28/10/2020
A+ Aa A-

Themeluesi i Microsoft, miliarderi Bill Gates beson se bota do të ketë vaksinën e parë në fillim të vitit 2021, por kjo nuk do të mjaftojë për t’u kthyer në normalitet.

Gates ka thënë se do të kemi një vaksinë më herët nga sa parashikohej, në fillim të vitit të ri, në një interviste për kryeredaktorin e “Yahoo Finance”.

“Me pak fat ne do të kemi dy apo tre nga 6 vaksinat që janë në fazën e tretë të testimeve klinike në këtë moment. Vaksina e kompanisë Pfizer është ndoshta e para është vaksinë e një kompanie me përvojë dhe e kanë studiuar mirë”, u shpreh Gates.

Ai pohoi se gjithashtu AstraZeneca (nëse testime i rezultojnë të suksesshme) Johnson and Johnson, Novavax, Moderna and Sanofi do të prodhojnë vaksina në fillim të vitit 2021.

“Nuk do të kthehemi në normalitet”

Sipas Gates, 70%  e popullsisë do të vaksinohet me qëllim uljen e numrit të rasteve, por sa kohë që sëmundja do të ekzistojë, rreziku i rinifkeitmit dhe rikthimit do të jetë prezent.

Ai shpjegoi se vaksinimi do të ketë vështirësi edhe për shkak të teroive konspirative mbi vaksinën.

“Vala e teorive konspirative mbi vaksinën që shpesh më referohen mua apo Faucit është e bazuar në qëllime të këqia, gjë që nuk e prisja”, u shpreh Gates duke pranuar optimizimin që sipas tij ka një 30% të njerëzve që i kuptojnë benfitet e vaksinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco