Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse ndaloni së ngrëni kripë

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse ndaloni së ngrëni kripë

15:36, 28/10/2020
A+ Aa A-

Shumë prej nesh janë të prirur për të konsumuar më pak kripë, me argumentin se kripa konsiderohet e dëmshme për shëndetin tonë. 

Epo, kjo nuk është e gjitha e vërtetë, në fund të fundit, kripa është një elektrolit i rëndësishëm që ndihmon trupin tonë të punojë normalisht. 

Nëse keni vendosur të shmangni kripën, sigurohuni që mos ta hiqni atë plotësisht dhe të përpiqeni të kuptoni se si trupi, do të reagojë ndaj këtij ndryshimi të ri.

Kini parasysh, se nëse eliminoni plotësisht kripën:

1. Ju mund të filloni të shtoni peshë

Image

Kripa e jodizuar  është e rëndësishme për hormonet tuaja dhe nëse ndërprisni plotësisht marrjen e kripës, burimet tuaja të jodit do të kufizohen. 

Si rezultat, do të filloni të shtoni peshë, të keni fytyrë të fryrë, lëkurë të thatë dhe të përjetoni dobësi dhe lodhje të muskujve.

2. Mund të ndikojë në zemrën tuaj

Image

Një dietë e ulët  natriumi është treguar se ofron shumë përfitime, veçanërisht për njerëzit me probleme të zemrës. 

Por ky mund të mos jetë rasti për të gjithë, veçanërisht nëse zemra juaj është e shëndetshme. 

3. Mund të rrisë rezistencën ndaj insulinës

Image

Studimet kanë treguar se kur nuk marrim mjaftueshëm natrium në dietën tonë, mund të ndikojë në rezistencën tonë ndaj insulinës. 

Kjo do të thotë që trupi ynë nuk do t'i përgjigjet mirë insulinës dhe kjo mund të çojë në sheqer më të lartë në gjak .

4. Mund të përjetoni simptoma të dehidratimit

Image

Kur nivelet e natriumit bien në mënyrë drastike në gjak, ju mund të përjetoni simptoma që janë shumë të ngjashme me dehidratimin.

Kështu që, mund të keni një gojë të thatë, marrje mendsh, të ndjeheni të etur dhe të shkoni rrallë në tualet.

5. Mund të keni ndjenjë të përzierjes

Image

Mos ngrënia e kripës mund të ketë një ndikim të madh në nivelet e kolesterolit. 

Ndërsa kjo zakonisht nuk ka simptoma të hershme, ajo mund të sulmojë pjesë të tjera të trupit tuaj, përfshirë zemrën tuaj.

Një nga simptomat që mund të përjetoni është të përzierat.

 

Burimi: Bright Side

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco