Covid-19/ Vaksina e Oksfordit funksionon te të gjitha moshat

Covid-19/ Vaksina e Oksfordit funksionon te të gjitha moshat

08:38, 28/10/2020
A+ Aa A-

Një nga vaksinat kryesore kundër koronavirusit në botë prodhon reagim imun te të gjitha moshat.

Bëhet fjalë për vaksinën e Oksfordit. Sipas Guardian, testimet kanë shtuar shpresat se kjo vaksinë do të ofrojë mbrojtje jo vetëm për të moshuarit.

Lajmi vjen në kohën kur virusi vazhdon të shkaktojë kaos social dhe ekonomik në mbarë botën. Vaksina po prodhohet nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë AstraZeneca.

Të dhënat e para të testimeve janë shpresëdhënëse. Ato janë shpërndarë në një takim me dyer të mbyllura me akademikë.

Më herët ishte raportuar se vaksina ofron mbrojtje të rëndësishme për të moshuarit dhe personat vulnerabël ndaj virusit.

Ka pasur raportime se vaksina do nisë të shpërndahet përpara Krishtlindjeve për disa kategori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco