Studimi/ Pandemia rrit depresionin më shumë së kurrë më parë tek të rinjtë

Studimi/ Pandemia rrit depresionin më shumë së kurrë më parë tek të rinjtë

17:47, 25/10/2020
A+ Aa A-

Shifrat e personave më simptoma të depresionit është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë.

Sipas anketimeve të bëra gjatë pandemisë tregojnë se rritja e stresit dhe ankthit, ndjenjës së vetmisë etj, pjesa më e madhe e personave në grupmoshën 18-23 vjeç janë prekur më shumë se kurrë më parë, thonë studimet e nxjerra nga Organizata Amerikane e Psikologjisë (APA), shkruan “CNBC”.

Ndjenja e lodhjes pa bërë asgjë, problemet me koncentrik, shqetësimi i vazhdueshëm, vetmia, palumturi dhe ndjenja e mjerimit janë të gjitha simptoma të depresionit.

Kjo gjeneratë e të rriturve të rinj po e kalon me shumë vështirësi këtë periudhë sepse shumica e tyre ishin në fillimet e integrimit në jetën e “pjekurisë”, dhe rrethanat e vështira e kanë bërë këtë thuajse të pamundur.

APA ka disa strategji të menaxhimit të depresionit që mund të ndihmojnë të gjithë, duke filluar me shprehjen e emocioneve që i ndjeni. Pra të gjithë duhet të bisedojnë për atë që i shqetëson.

Gjithashtu praktikimi i rregullit të “tri gjërave të mira” do ju ndihmoj shumë. Në fund të çdo dite, numëroni të paktën tri gjëra të mira që ju kanë ndodhur ose keni bërë atë ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco