Shpjegimet/ Përse COVID-19 është kaq vdekjeprurës?

Shpjegimet/ Përse COVID-19 është kaq vdekjeprurës?

11:10, 23/10/2020
A+ Aa A-

Bota është kërcënuar nga pandemitë edhe më herët.  COVID-19 është bërë shkaku i humbjes së miliona qytetarëve, ndërsa shumë të tjerë jetojnë me panikun dhe frikën se nga momenti në moment rrezikohen të preken.

Koronavirusi detyroi vendosjen e masave drastike, si ajo e izolimit, e cila shkaktoi një krizë të thellë ekonomike në shumë sektorë. Sistemi shëndetësor u gjet i papërgatitur dhe përballë një kaosi që u menaxhua me vështirësi.

Ndërkohë hapja graduale solli edhe shtim të rasteve të reja të infeksioneve duke bërë që të merren masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për të shmangur një tjetër izolim.

Jamesd Gallagher shkruan kërcënimet që paraqet koronavirusi dhe disa nga shkaqet e rrezikshmërisë së tij.

Gallagher e cilëson “mjeshtër i mashtrimit”.

Dihet se viruset janë në gjendje të shkaktojnë shqetësime të ndryshme të organizimit.

Ndërkohë koronavirusi mund të shkaktojë dëme të mëdha të mushkërive si edhe rrugëve të frymëmarrjes, por ndërkohë mund të mos kemi asnjë shenjë shqetësuese duke besuar se gjithçka është në rregull edhe pse mund të jemi infektuar me COVID-19.

Prof. Paul Lenher nga Universiteti i Kembrixh shprehet se COVID-19 mund të mos ketë shenja dalluese edhe nëse jemi infektuar.

COVID-19 sillet si vrasës i shpejtë: Sillet si një shofer i rrezikshëm që largohet nga vendi i ngjarjes, është shprehur prof. Lehner

COVID-19 është një virus i ri dhe në këtë mënyrë trupat tanë janë të papërgatitur.

Ndërkohë ai shprehet se ekzistojnë viruse të cilat shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes.

Prof. Tracy Hussell nga Universiteti i Mançester tha: Ky është një virus i ri. Risia e Sars-Cov-2 është se ai mund të jetë shumë tronditës për sistemin imunitar.

Imuniteti mbetet problem për të moshuarit dhe jo vetëm, por ata mbeten kategoria më e rrezikuar.

Sillet ndryshe dhe papritur shkakton shqetësime të trupit.

COVID-19 fillon si një sëmundje e mushkrive (duke u sjellë çuditshëm) dhe mund të prekë gjithë trupin.

Sakaq Prof. Mauro Giacca, thotë se sillet shumë ndryshe nga sëmundjet e zakonshme.

Një tjetër mjeke nga King’s College në Londër, Beverly Hunt është shprehur: “Sinqerisht, në një karrierë shumë të gjatë, unë kurrë nuk kam parë një grup pacientësh me efekt kaq ngjitës të sëmundjes”, shkruan BBC.

Ndërsa bëjnë apel për kujdes masiv, mjekët theksojnë rreziku i COVID-19 shton nevojën për kujdes intensiv, ndryshe mund të përballemi edhe me fatalite, atë të humbje së jetës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco