Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Çfarë është ‘Covid-i i gjatë’/ Pacienti vdes dy muaj pasi la spitalin

Çfarë është ‘Covid-i i gjatë’/ Pacienti vdes dy muaj pasi la spitalin

19:29, 20/10/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi i ri është akoma një virus për të cilin ekspertët nuk dinë shumë gjëra. Kështu, prej disa ditësh, mediat britanike po shkruajnë për atë që shkencëtarët e quajnë ‘Covid-i i gjatë’. Bëhet fjalë për pacientë që vuajnë nga simptomat e virusit për muaj të tërë.

Ekspertët përllogarisin se 10 përqind e pacientëve të infektuar preken nga ‘Covid-i i gjatë’. Ndërkohë 1 në 50 vazhdojnë të jenë sëmurë edhe pas shumë muajsh.

Një rast i tillë befasoi Anglinë sot. Një inxhinier 47-vjeçar humbi jetën edhe pse kishte dalë nga spitali më 14 gusht. Roehl Ribaya kishte qëndruar thuajse dy muaj në spital në ventilator mekanik. Babai i një fëmije u shpall i shëruar dhe u lirua nga spitali.

Por ai pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij. vejusha e tij tha se ai nuk ishte shëruar kurrë nga efektet afatgjata të virusit.

Sipas Daily Mail, familja beson se ai ka ndërruar jetë nga ‘Covid-i i gjatë’, një seri komplikimesh që vazhdojnë edhe pasi shërohet sëmundja origjinale.

Një bord ekspertësh në Britani ka raportuar se janë të paktën katër sindroma të ndryshme të ‘Covid-it të gjatë’.

Ato janë:

Dëme të përhershme në mushkëri dhe zemër.

Sindroma e post-kujdesit intensiv.

Sindroma e lodhjes virale.

Vazhdim i simptomave të Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco